Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent  priti në një takim zyrtar homologun e tij nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent priti në një takim zyrtar homologun e tij nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë

Krijuar në datën 02/04/2025

Prishtinë, 04.02.2025

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent  z. Genc Metaj, priti në një takim zyrtar homologun e tij nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë, z. Haki Çako. Ky takim kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të emergjencave civile.

Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mbi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe ndarjes së praktikave më të mira për përmirësimin e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

Gjithashtu, drejtuesit e dy institucioneve shprehën angazhimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve dhe ushtrimeve. Ata konfirmuan vullnetin e ndërsjellë për të vazhduar këtë bashkëpunim, duke synuar krijimin e një sistemi më efikas dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e emergjencave në të dyja vendet.